Ka më shumë se dy javë, ku në lagjen “Mehmet Gradica” në Bregun e Diellit, që kanë shpërthyer gypi i ujërave të zeza dhe ekipet e ujësjellësit nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të banorëve të lagjes.
Si pasojë e shpërthimit të gypave të ujërave të zeza, përveç ujit që rrjedh në këtë lagje kundërmon rëndë era.
Nga kjo gjendje mund të vije edhe tek ndonjë sëmundje. Në këtë zonë banon edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ndërsa zëdhënësja e “KRU Prishtina Sh.A”, Arjeta Mjeku ka thënë, se para pak çastesh janë nisë ekipet e mirëmbajtjes për të sanuar problemin. Ajo ka treguar se vetëm sot ekipet e KRU Prishtina kanë intervenuar në 15 raste në Prishtinë.