Pas stuhisë së sotme në kryeqytet, Komuna dhe Ndërmarrjet Publike të Prishtinës janë angazhuar në sanim të dëmëve.
Prishtina Parking ka njoftuar se ekipet e kësaj Ndërmarrjeje kanë bërë intervenime emergjente në tërheqjen e ujërave të mbledhura pas rreshjeve të sotme.
Pas eliminimit të rreziqeve nga ekipet e Komunës së Prishtinës në parking, kontraktorët tanë janë duke intervenuar në tërheqjen e ujërave nga hapësira e lagjes që menaxhohet nga Prishtina Parking.
Jemi të vetëdijshëm se problemi duhet të sanohet në ujëmbledhës dhe do të realizojmë në bashkëpunim me Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës” thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim dhr bashkëpunim nga qytetarët për të tejkaluar këtë situatë.