Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, sot në Shkup është takuar me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrov dhe me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Maqedonisë së Veriut, Erolld Musliu.
Siç ka bërë të ditur KFOR-I përmes një njoftimi për media, në këtë takim është folur për situatën në rajon, dhe Ristuccia ka falendëruar për angazhimin dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në KFOR.
Ata diskutuan për situatën e përgjithshme në rajon dhe gjeneralmajor Ristuccia i falënderoi për angazhimin dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në KFOR”, thuhet në njoftim.