Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ndërhyrja e FSK-së nuk është e nevojshme pas reshjeve të sotme të shiut në vend.
Ai bëri të ditur pas reshjeve të sotme dhe pas informacioneve që në Rahovec e Prishtinë mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, ka telefonuar kryetarin Smajl Latifi e Përparim Rama.
Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave”, tha Mehaj
Tutje, Mehaj tha se vërshimet kohët e fundit janë bërë të shpeshta dhe gatishmëria e FSK-së është gjithnjë në nivel.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Pas reshjeve të shiut që kishim sot dhe pas informacioneve që në komunën e Rahovecit dhe Prishtinës mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, kam telefonuar kryetarin Latifi dhe Rama me të cilët kam biseduar për gjendjen dhe nevojnën për t’iu dalur në ndihmë.
Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave.
Vërshimet në këto kohë janë bërë të shpeshta dhe gatishmëria jonë është gjithnjë në nivel.
Shpresojmë të mos ketë dëme në këto komuna!