Qeveria e Kosovës në një mbledhje të kabinetit qeveritar gjatë ditës së entje, i shpalli dy formacione ilegale serbe “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste. Në mbledhje, u dha edhe arsyetimi për këtë vendim që u miratua dje. Për këtë temë ka folur edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASh). Çka tha ShBA-ja?
Në një përgjigje për mediuminRadio Evropa e Lirë, DASh-i sqaroi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto organizata si terroriste nuk ka qenë i koordininuar me ShBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Sipas DASh, ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë të Kosovës.
Në përgjigjen e tyre, DASh i ka kërkuar Kosovës të përmbahet nga hapat e njëanshëm.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale.” – tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.
Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se këto dy formacione ilegale, pra “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.
“Duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë në sulmet e armatosura ndaj PK, EULEX-it, KFOR-it, sulme ndaj qytetarëve e kundërshtarevep olitikë, thirrje për rezistencë, pengimi i lëvizjes së lirë, detyrimi i qytetarëve për jesëmarrje në protesta dhe forma të tjera të rezistencës. Organizimi dhe pengimi i zbatimit të vendimeve të institucioneve, rekrutimi dhe trajnimi për armë luftarake me baza ushtarake në Serbi, me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare. Kanosja dhe frikësimi i qytetarëve, subjekteve politike e kandidatëve me qëllim pengimin, Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste.” – deklaroi ai.