“Ministri i Kurtit shoqërohet me mafiozin e famshëm të drogës”

Ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Kurti, Fikrim Damka, vite më parë duket se ka ngrënë një darkë goxha të bollshme.
Pije, e plotë ushqim kishte tavolina të cilën ai e ndante me një ndër mafiozin më të famshëm turk të drogës, Sedat Peker, shkruan Insajderi.null
Këtë darkë Damka e kishte ngrënë para se të bëhej ministër, ani pse, edhe atëherë ishte udhëheqës i Partisë Demokratike Turke në Kosovë.
Shoqërimin e tij me Pekerin, nuk e ka treguar ende për opinionin, mirëpo ata shihen mjaft të afërt me njëri tjetrin, gjë kjo, që ka ngre disa pikëpyetje në vend.
Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka disa javë që Damka, nuk po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, se pse para disa viteve e ka takuar Sedat Pekerin.
“Ky me kravate është Fikrim Damka. Minister i Zhvillimit Rajonal ne Qeverine Kurti. Ky zotëriu tjetër është një prej mafiozeve me te famshëm turk të drogës. Ka disa jave qe z. Damka nuk përgjigjet ne pyetjet e gazetareve se pse para disa viteve e ka takuar Sedat Pekerin, një prej mafiozeve me te famshëm turk. Pse e ka takuar gjate kohës sa ky zotëriu është në arrati dhe se çfarë ka biseduar me ta?”, ka shkrua ai.
Damka, nuk po e sheh të arsyeshme ta jap një sqarim, se çfarë e lidhë atë, me këtë mafioz të famshëm të drogës, i cili konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e 90-ta.
Sedat Peker, në dy vjetët e fundit ka gjetur strehim në Kosovë dhe vendet të tjera të Ballkanit.
“Ministri i Kurtit shoqërohet me mafiozin e famshëm të drogës”
Ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Kurti, Fikrim Damka, vite më parë duket se ka ngrënë një darkë goxha të bollshme.
Pije, e plotë ushqim kishte tavolina të cilën ai e ndante me një ndër mafiozin më të famshëm turk të drogës, Sedat Peker, shkruan Insajderi.null
Këtë darkë Damka e kishte ngrënë para se të bëhej ministër, ani pse, edhe atëherë ishte udhëheqës i Partisë Demokratike Turke në Kosovë.
Shoqërimin e tij me Pekerin, nuk e ka treguar ende për opinionin, mirëpo ata shihen mjaft të afërt me njëri tjetrin, gjë kjo, që ka ngre disa pikëpyetje në vend.
Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka disa javë që Damka, nuk po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, se pse para disa viteve e ka takuar Sedat Pekerin.
Damka, nuk po e sheh të arsyeshme ta jap një sqarim, se çfarë e lidhë atë, me këtë mafioz të famshëm të drogës, i cili konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e 90-ta.
Sedat Peker, në dy vjetët e fundit ka gjetur strehim në Kosovë dhe vendet të tjera të Ballkanit.
Ai u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qëndrimit duke tentuar deportimin e tij për në Turqi. Por, gjatë procedurave Peker ka thënë se nëse do të depërtohej atje mund të përballej me tortura çnjerëzore duke kërkuar transferimin në një shtet tjetër siç është Kosova.
Jozyrtarisht, thuhet se Peker ka pasaportë kosovare dhe se në orët e vonshme të asaj nate (18 janar 2021) ishte transferuar në Kosovë bashkë me ekipin e tij.
Peker akuzohet për një mori veprash penale në Turqi siç janë vrasja, gjobat apo trafiku i drogës.
Ai u largua nga vendi në shkurt të vitit të shkuar duke u vendosur fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoni.
Mediat turke raportojnë se Peker ka rivalitet me bosi e njohur të nëntokës turke Aalaatin Çakiçi, i cili së fundmi ka dalë nga burgu dhe ka mbështetjen e plotë të partisë aleate të Erdoganit në qeverisje, MHP.
Raportohet se Çakiçi është shkaku i arratisjes së Pekerit nga Turqia për në Ballkan ku edhe u arrestua dje me qëllim deportimin për në vendin e origjinës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ai ka kryer edhe disa vizita në vend duke takuar madje edhe kreun e komunës së hanit të Elezit, Rufki Suma si dhe ka pasur takime në komunën e Mamushës, ndërsa ka foto në Prizren bashkë me stafin që e shoqëron.