Imami i fshatit, Reçak, Emin Ahmeti ka reaguar pas debateve të fundit për Adem Jasharin.
Pas shumë debateve që nisën nga një deklaratë ku u tha se Adem Jashari agjëronte, imami Ahmeti ka thënë se po tentohet që burrat e mëdhenjë të kësaj toke ti paraqesin të pa fe, shkruan Gazeta inFokus.Ahmeti ka pyetur se ku e kanë hallin të gjithë ata që reaguan kundër kësaj deklarate madje edhe ka pyetur nëse ata që agjërojnë qenkan më pak atdhetar.
“E ku e kan hallin këta, që Ademi ka qenë agjërushem. Pse po u dhemb
Këta që po agjëroin kokan më pak atdhetar a
Apo po dojn që burrat e mdhenjë të kësaj toke me i paraqit të pa fe
Epo dihet botërish tashmë që në Ramazan u nis në Prekaz, e në Ramazan i erdhi fundi në Reçak”, shkruan ai.
Pas kësaj deklarate për Adem Jasharin pati reagime të mëdha, disa e kundërshtuan fuqishëm e të tjerë u pajtuan se komandanti legjendar ishte fetar dhe agjëronte.