Deputetja Vlora Çitaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka komentuar deklaratën skandaloze për diplomatët ndërkombëtarë të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Metro.
Çitaku e ka kritikuar Gërvallen lidhur me këtë deklaratë përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se një gjë e tillë është skandaloze, dhe se kritika të tilla vijnë vetëm nga sistemet totalitare.
“Skandaloze. Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë”, ka shkruar Çitaku.
Deputetja Çitaku ka theksuar gjithashtu se vetëm shtetet totalitare dalin në këtë formë kundër Amerikës dhe Europës.
“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Ne, si Perëndimi në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë në një aleancë jo të shenjtë me përfaqësuesin e Putinit, Vuçiqin. Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë”, është shprehur ajo. “Perëndimi duhet së pari të parandalojë Vuçiqin që të ndërhyjë sërish me kërcënime dhe dhunë në një vend të huaj për të zbatuar një bojkot zgjedhor. Më 17 mars, Perëndimi garantoi se nuk do të kishte bojkot për zgjedhjet e prillit. Rezultati dihet, nuk duhet të përsëritet”, ka theksuar minstrja Gërvalla