Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se për më shumë se 20 vite, në Kosovë është mbjellë urrejtje ndaj vlerave të luftës së UÇK-së.
Nga 2000-ta kur e ke nisë me i thanë ushtarëve të UÇK-së po vjedhin banesa, kur ke nisë me fye UÇK-në e lirinë tonë, kur kanë shpifë e kanë thanë çdo banorë ‘mos e prekë sa është UÇK’, lahperat nëpër rrugët e Kosovës nëpër qytete të Kosovës, ata që kurrë si kanë bo shërbim vendin, kur ka nis me u përdhosë vlera. Na shqiptarët veç në fundin e shohim, kjo është e mbjelltë. Pse a mendove që 50 për qind vijnë për një javë a prej se ke folë mirë? 20 vjet është e mbjellne kjo. Kur ju nuk e nderoni, nuk keni ndjeshmëri për atë që ka përjetu ky vend, kur nuk e respektoni viktimën, kur nuk e respektoni dëshmorin, kur nuk ia respektoni familjen, kur nuk e kur e e fyeni i përçmoni veteranin, mësuesin e ai që ka kontribu vazhdimisht deri këtu dhe çka bëni, vlerësoni, kënd e vlerësoni, mashtruesit, kullerët, do më thanë “in’”, u shpreh Limaj.
Ai përmendi rezultatet që ka pasur ky vend në qeverisjet kur ky ishte në pushtet, ndërsa për qeverinë aktuale thotë se nuk kanë bërë asgjë.
“Albini nuk ka ardhë vet, edhe me këta miq kanë ardhë. Kanë kry shkolla, shikoje Prishtinën, me Harvarda, shikoje kaosin. E ke pasë arin para vete, se ke dashtë i ke mshu shqelmë. Ari njerëzit e tu, ata që mbajt vuajtjen në 90-tën, 89’tën. Na kanë dhënë rastin, por ne kemi sjellë rezultate. Secili e ka për veti a e vlerëson apo jo. Shaje për ditë luftën, shama për ditë angazhimin tim në ministri, thuaj ‘hajni, korrupsioni, deri e i biri’, por autostradës ke me e shkelë që e kam bërë unë. Rrethit të Prishtinës ke me i ra, që e kam bërë unë. Ke me hypë në aeroport që e kam bërë unë. E rrehju shuplakë këtyre që në vikend shkojnë në Selanik me fëmijë të vet dhe asgjë nuk bëjnë”, u shpreh Limaj.