Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me nënsekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.
Lajçak njoftimin e ka bërë të ditur në ‘Twitter’.
Sipas njoftimit, Lajçak u pajtua me Nuland për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës dhe rikthim në dialog.
“Pata një bisedë të këndshme me nënsekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland. Ndamë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes nga ajo. Ramë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe rikthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, deklaroi Lajçak.