Pos kësaj, Rama ka vlerësuar se, nëse situata në veri të vendit nuk de-eskalohet, atëherë humbësi i madh në këtë rast do të jetë Kosova.
“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!”, ka thënë Rama ndër tjerash.
Nëse KFOR’i kthehet në krye të detyrës, kryeministri shqiptar ka vlerësuar se, duhet t’i thuhet lamtumirë kontrollit formal të shtetit mbi territorin dhe ta gëzojmë, siç ka thënë ai, një “Republikë të KFOR’it’ në veriun e Kosovës’’.
Po ashtu, Rama ka këshilluar Kurtin që të dalë nga vetizolimi dhe të mos e humbas veriun duke parë armiq e tradhtarë kudo.
“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, ka shtuar ai.