Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se situata e krijuar në veri të Kosovës ka rënë në radarin e të gjithëve. Ndërsa ka njoftuar se do të udhëtoi për Washington DC, e ku do të ketë bisedime intensive me amerikanët për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm, shkruan Gazeta Mero.
Lajçak ka thënë se pas raportimeve që ka bërë në Bruksel, për vizitën e fundit në Kosovë dhe Serbi dhe pas bisedës që ka pasur me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mircea Geoana, ku është diskuar veriu i Kosovës, janë rënë dakord të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin.
Ai tutje ka njoftuar se pas ftesës që i është bërë nga partneret a,erikan, do udhëton për në Washington DC.
ADVERTISING
Ndërsa ka thënë se do të ketë diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat që duhet të merren menjëherë.
Postimi i plotë i Lajçak:
Përshëndetje nga edicioni i sivjetshëm i Dialogut të Forumit të Prespës në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht motit me shi, dita ishte e mbushur me diskutime tërheqëse së bashku me partnerë, kolegë dhe miq të çmuar, duke e bërë atë një përvojë shpërblyese. Natyrisht, zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri të Kosovës, ishin në radarin e të gjithëve.
Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara. Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së.
Do të shkoj në Uashington DC pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm.