Është raportuar nga mediat në Maqedoni se është arritur që të nxirret nga lumi Lepenc vetura e familjes Pacolli nga Kosova, ndërsa thuhet se ka edhe trupa brenda veturës. Ndërsa ka qenë kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, i cili i ka publikuar edhe fotografitë e familjarëve që dyshohet se janë mbytur në Lepenc, e i cili ka shprehur ngushëllime për viktimat, shkruan Gazeta Metro.
Mediat në Maqedoni kanë raportuar se tashmë është nxjerr vetura BMW e familjes Pacolli, që gjatë ditës së djeshme derisa po ktheheshin në Kosovë janë goditur nga një veturë tjetër dhe kështu ka përfunduar në lumin Lepenc.
Momentalisht, siç thotë gazetari Furkan Saliu nga Klan Macedonia, dy trupa janë të dukshëm nga distanca, ndërsa për trupin e tretë nuk ka konfirmim.
Në veturën BMW të familjes Pacolli ndodheshin katër persona, ku fatmirësisht njëri nga ta ka arritur të shpëtoj dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njoftuan se në aksident ishin përfshirë vetura ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtarë nga institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë lidhur me identitetin e viktimave. Behgjet Pacolli ka shpërndarë tre personat e familjes Pacolli që dyshohen që kanë humbur jetën pasi vetura e tyre gjatë përfundoi në Lepenc.
“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve!” , ka shkruar Pacolli