Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit.
Një makinë që dyshohet të jetë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë së Veriut.
Siç shkruan AlsatM, ekipet e policisë dhe ato të kërkim-shpëtimi janë prej orësh në terren duke e kërkuar makinën, por deri më tani pa sukses, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë