Pas rrahjes dhe sulmeve të tjera të gazetarëve në Leposaviq, ka reaguar Ambasadori i Francës, Olivier Guerot.
“Kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës është e papranueshme”, shkruan ai, përcjell KlanKosova.tv.
“Kemi nevojë për media të lira dhe të pavarura. Veçanërisht këtyre ditëve”.
Guerot reagimin e ka bërë për sulmet ndaj gazetarëve të RTK-së por edhe medias serbe “Kossev”.
Përveç tyre, janë sulmuar edhe gazetare të medieve të tjera.