Blerim Daci është ekzekutuar pasditen e djeshme në Prishtinë në rrethana ende misterioze.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Daci ishte si i dyshuar për vrasjen te kalaja në Shkup që ndodhi tre muaj më parë.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se viktima në Prishtinë ishte i dyshuari kryesor nga organet e Maqedonisë Veriore në hetimet preliminare të vrasjes së dyfishtë në Çair të Shkupit.
Vrasja kishte ndodhur pranë një shisha bari në Çair ku kishin mbetur të vdekur Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni të njohur ndryshe me nofkat si “Laçi” dhe “Zhilla”.
Blerim Daci u ekzekutua me kallashnikov në orët e mbrëmjes të së mërkurës në “Rrugën C” në Prishtinë.
Ai u qëllua papritmas rreth orës 20:00 derisa ishte në veturë, e cila kishte targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Policia ka nisur hetime intensive për të zbuluar identitetin e të dyshuarit apo dyshuarve mirëpo deri më tani nuk ka informacion për kapjen e tij/tyre.
Pas hetimeve preliminare, Blerim Daci u zbulua se kishte edhe dokumente false të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani