Pak kohë më parë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të Mitrovicës, raporton meida lokale “Mitropol”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pranë Shkollës Teknike në veri.
Nga sulmi, siç bëjnë të ditur burime ekskluzive të “Mitropol” dyshohet se ka pësuar lëndime një zyrtar policor gjersa janë dëmtuar disa vetura të Policisë.
Ky veprim ka pasuar me lëshimin e alarmit të njohur si ‘uzbuna’ i cili vazhdon të bie tash e njëzetë minuta.
Pamje nga sulmi ka publkuar edhe një media tjetër lokale, “Jpi Zë”.
Megjithatë, rreth dyshimeve për këto sulme, nuk ka reaguar ende Policia e Kosovës, për t’konfirmuar apo mohuar këto raportime