Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, stacionet policore në veri të Kosovës, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste, ndërsa së bashku me Hetimet Rajonale, rastet janë 184 në total, shkruan Gazeta Metro.
Nga MPB’ja, është thënë se, qytetarët e komunave veriore po vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, dhe se, raportimet që bëhen nga ana e tyre, janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit.
Postimi i plotë:
Qytetarët tanë në komunat veriore po vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës. Raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale.
Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total.
I falënderojmë qytetarët për besimin në raportim si dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Policinë e Kosovës