Ka ndërruar jetë presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi.
86 vjeçari vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.
Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot.
Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.
Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot.
Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.
Krahas politikës, i ndjeri ia kushtoi një pjesë të jetës edhe futbollit, ku ishte pjesë e klubit të madh italian, Milan, të cilin e ngriti në majat e futbollit botëror para se të hiqte dorë.
E në vitet e fundit e kishte marrë në dorë klubin tjetër italian, Monza, të cilin e kishte çuar në Serie A.
Berlusconi konsiderohet si njëri prej presidentëve më të suksesshëm në histori të futbollit