“Kosova është partneri ynë, Serbia është partneri ynë”, ka thënë zëvendësndihmës i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në një intervistë për “Vreme”, Escobar thotë se në të ardhmen SHBA-ja dëshiron të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet që ka me Serbinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të avokojnë për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe ta shohin atë si një zonë me mundësi të jashtëzakonshme që duhet të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin një rol më të madh në vendimmarrje, deri në vitin 2030, i gjithë rajoni do të ishte brenda Bashkimit Evropian, ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar