Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur që të përgjigjet drejtpërdrejt në pyetjet e gazetarëve në lidhje me draftin e kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se janë në Prizren, ku janë mbledhur të gjithë se bashku e se lidhja është e gjallë dhe e fortë.
“Jemi këtu në Prizren, në kryeqytetin historik e kulturor. Siç po e shini të dy presidentët janë këtu, ministra e deputetë. Lidhja është gjallë edhe e fortë”, tha Kurti, raporton EO.
Rama para disa ditësh ka bërë të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman. Ai, në një konferencë për media lidhur me situatën në veri, tha se ky draft është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë