Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 873 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 87.067 raste nga 410.169 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.830 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 544 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.813 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.424.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Shtime dhe Suharekë.