Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka shkarkuar 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale. Kjo u bë me plan të LVV-së dhe AAK-së, dy partive opozitare në kryeqytet, të cilat e kishin thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë punë.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit ku 25 vota ishin pro shkarkimit, nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së e PDK-së.
Mbledhjen e Kuvendit Komunal e kishin thirrur LVV-ja dhe AAK-ja, ndërsa këto zhvillime mund të rrezikojnë prishjen e koalicionit qeverisës në kryeqytet