Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual në Prishtinë, ku një burrë ka ngacmuar seksualisht një burrë tjetër,.
Pas këtij rasti, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës.
“SULM SEKSUAL – Llapnasellë 04.06.2023-17:45. Ankuesi kosovar ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK’ja.