Këngëtarja Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj Naim Abazi janë ndër çiftet që kanë shumë vite që këndojnë. Përveç këndimit, çifti shpesh përfliten edhe për jetën e tyre private.
Së fundmi, këngëtarja rrëfeu një ngjarje interesante që i kishte ndodhur para shumë vjetësh derisa ishte duke kënduar në skenë.
Duke folur për fillimet e lidhjes së saj me Naimin, Mihrija tha se shumë vajza kanë xhelozuar për bashkëshortin e saj.
“Në fillim kur u njoftuam, dilnim shpesh në shesh në kryeqytet dhe Naimi bënte hajgare dhe thoshte shihi si po ma fshijnë emrin nga blloku i shënimeve.
“Kishte qenë njëra e ulur, ndoshta një simpati e Naimit, dhe më bënte me gisht, kam me të mbyt. Unë isha duke këndu në skenë dhe një grua ma bënte me duar se do ta këpusë kokën”, tha këngëtarja.