Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se ajo që po ndodh në pjesën veriore të vendit është aventurë e kryeministrit Albin Kurti.
“Kundër Serbisë jemi bashkë, por nuk jemi bashkë me eksperimentet e Kurtit”, ka thënë Beqa në foltoren e kuvendit.
“Kurti po e përdorë veriun për ta arsyetuar krijimin e ‘Zajednicës’ të cilën e kundërshtonte ai dikur. Ai po bën autonomi territoriale për serbët”.
Sipas Beqës, Kurti është duke vepruar si një lider opozitar.
“Ky kryeministër e ka hequr njohjen reciproke nga tavolina. Vetëm kryeministër nuk është”.