Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK)në misionin e parë paqësorë jashtë vendit.Fjalë rasti do të mbajë presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.Ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit do të mbahet në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ceremonia do të filloj në ora 10:45.
Ndërkohë që Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane. Këtë e ka konfirmuar javë më parë për KosovaPress komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.
Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë.