Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës që nga dita e hënë.
Lidhur me këtë njohësi i rrethanave të sigurisë, Drizan Shala në Click të RTV21 tha se Hetemi nga KFOR-i mund të nxirret prej objektit të Komunës nga ajri, njofton Gazeta Papirus.
‘’Ka gjasa nëse kryetari i Leposaviqit nuk largohet përmes rrugëve tokësore KFOR e ka paraparë që të ndërhyjë nga ajri për ta tërhekur kryetarin‘’, tha Shala/Gazeta Papirus/