Deputeti i Parlamentit Evropian, Thomas Waitz, i cili është bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane ka dënuar zhvillimet në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se ato janë rezultat i politikës disavjeçare të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe retorikës së tij përçarëse.
Duke kërkuar nga Partitë Popullore Evropiane që ta ndërpresin bashkëpunimin me Vuçiqin, ai ka thënë se Bashkimi Evropian është duke diskutuar ngrirjen e bisedimeve për pranim me Serbinë.
“Nga kriza aktuale në periudhë afatgjatë nuk do të përfitojnë as Kosova, as Serbia. Urgjentisht duhet zgjidhje politike për krizën në veri. Palët duhet të kthehet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”, është shprehur Waitz.