Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)ka reaguar pas sulmit të bërë sot ndaj gazetarëve të Gazetës Papirus në Zveçan.
Ky është reagimi i AGK-së:
Tre persona të maskuar pengojnë ekipin e Papirusit për të xhiruar në Zveçan
Redaksia e Gazeta Papirus, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se tre persona të maskuar ia kanë rrëzuar kamerën ekipit të mediumit të tyre, përderisa ishin duke filmuar automjetet e KFORit.
Në videon dërguar AGK-së, dëgjohet njëri prej personave të maskuar duke i thënë ekipit që mos të xhirojnë.
Këto pamje janë tejet shqetësuese për AGK-në, andaj sërish ju bëjmë thirrje organeve të rendit, prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që t’i sigurojnë gazetarët që të raportojnë nga këto komuna pa u penguar. Njëherësh, ju kërkojmë të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit.
Ekipa terrenit e Gazetës Papirus është sulmuar sot në Zveçan nga disa serb nën prezncën e KFOR-it, derisa ekipa po raportonte nga vendi i ngjarjes.
Derisa ata ishin duke gjiruar, disa banorë serb (konkretisht tre persona me maska) ia ka ndërprë xhirimet duke ua ndalur atyre të drejtën e garantuar për të raportuar nga vendi i ngjarjes.
Ky është sulm tjetër ndaj mediave shqiptare që vjen nga banorët serb të veriut, më parë ishin sulmuar edhe disa ekipa të gazetarëve dhe vetura të gazetarëve përfshirë Kallxo.com, RTV Dukagjini, Periskopi si dhe Top Channel/Gazeta Papirus/