Presidenti turk, Recep Taip Erdogan ka arritur të fituar në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi, duke u rizgjedhur sërish si president, sipas rezultateve jozyrtare nga agjencia shtetërore Anadolu.
Kur janë numëruar 98.52 për qind të votave, Erdogan ka marrë 52.11 për qind, ndërkaq rivali i tij, opozitari republikan, Kemal kilicdaroglu 47.89 për qind.
Erdogan ka dalë para mbështetësve të tij duke iu uruar fitoren atyre.
Pas kësaj, Erdogan ka marrë urim nga presidenit serb, Aleksandër Vuçiq.
”Të përgëzoj, mik i dashur Erdogan, për të zgjedhjen si president, me dëshirën që edhe në këtë mandat të mbeteni të përkushtuar për zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të tij. Serbia mbetet e vendosur për të forcuar më tej marrëdhëniet tona, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësi të sinqerta”, ka shkruar ai në Twitter.
Erdogan ka marrë urim edhe nga kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh.