Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur me forcë kryetarët e rinj në objektet e komunave.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti.
“Koordinimi me aleatët, e posaçërisht SHBA-të është interes kombëtar, është vlerë. Historia na e mëson qartë e pa ekuivoke se aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, ka shkruar ajo.