Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka mohuar zërat që ka ofruar dorëheqje nga posti, pas rezultateve negative në sezonin pranveror.
Në fakt, presidenti i klubit Ilir Veliqi të martën deklaroi që Devolli ka dhënë dorëheqje por ajo nuk është pranuar nga kryesia.
“Jo nuk kam dhënë dorëheqje. Ju duhet të pyesni presidentin çfarë ka thënë, unë po ju them që nuk kam dhënë dorëheqje” deklaroi Devolli për Indeksonline.
Pas barazimit me Besën, presidenti Ilir Veliqi është takuar me trajnerin shqiptar.
“Pas ndeshjes, jemi takuar, kam qenë unë personalisht aty, Devolli ka ofruar dorëheqje, por nuk pranuam. Ne trajnerit ia kemi plotësuar thuajse 80 përqind të kërkesave, dhe tani duhet të vijnë edhe rezultatet” deklaroi Veliqi për Zërin.
Pas 20 javësh, Drenica është e 9-ta në renditjen tabelare të Superligës me 20 pikë