Gazetari serb nga veriu, Branislav Kërstiq ka treguar se të hënën e ardhshme Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut pritet ta vizitojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.
Ai ka bërë të ditur se i pranishëm në këtë takim me Bislimin do të jetë edhe vetë ai.
“Sipas informatave që kam zv/kryeministri të hënën e ardhshme vjen në veri për të biseduar me bisedu me njerëz, dhe disa takime në anën jugore. Unë do të jem në atë takim. As unë e asnjë qytetarë i Kosovës s’ka arsye me qenë i shqetësuar. Pak kemi bërë lojëra me atë ngritjen e flamurit e me pamje patriotike.”, deklaroi tutje Kërstiq.
Sipas gazetarit nga veriu serbët e kësaj pjese e injoruan betimin e sotëm të tre kryetarëve të rinj të komunave veriore.
Ai theksoi se me organizimin e këtyre zgjedhjeve Qeveria e Kosovës ka dështuar në veri, pasi sipas tij, kryetarët e rinj s’kanë kredibilitet e as legjitimitet.
“Pse nuk u bë betimi nëpër komuna, është pyetje për Qeverinë, a preferojnë ata një shtet me zor, a një shtet demokratik me negociata me ata njerëz. A po marrin vendime të njëanëshme apo bisedojmë me dikë. Edhe dikatatori në Beograd ka dorë të zgjatur në veri. Por, edhe qeveria jonë asgjë s’ka ofruar te serbët që e pranojnë realitetin e Kosovës. Tani jemi në një rrugë të re.”, tha tutje Kërstiq.