Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri, sot bën 22 vjet nga rënia e tij heroike.
Ai ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Maqedoni.
Pasi mori pjesë në luftën e Kosovës, Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e Maqedonisë së Veriut gjatë fillimit të viteve 2000.
Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”