GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tubimi i Vuçiqit dhe presioni i serbëve nga Kosova për pjesëmarrje, vjen paralajmërimi: Do të sjellë kërcënime të reja për luftë!

24/05/2023
në Ballina, Lajme, Opinione, Rajoni
Koha e leximit:3 mins read
Tubimi i Vuçiqit dhe presioni i serbëve nga Kosova për pjesëmarrje, vjen paralajmërimi: Do të sjellë kërcënime të reja për luftë!
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe dy ditë kanë mbetur që nga tubimi i paralajmëruar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurse, njeriu i parë i ekipit serb për negociata në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Policia e Kosovës, në bazë të raportimeve “anonime”, dje ka marrë në bisedë informative drejtorin e Qendrës për Punë Sociale dhe kryetaren e organeve paralele të instaluara në Kamenicë.

“Në ato raporte “anonime” shkruhet se dikush e ka detyruar dikë të shkojë në tubim në Beograd dhe kur sheh se çfarë thuhet në atë raport “anonim, të rremë, nuk ka asgjë”, as nuk thuhet se kush akuzohet dhe as në kënd po bëhet presion. Nuk tregohet, “sepse nuk ka presion”, serbët e Kosovës “e duan Serbinë dhe presidentin e tyre Aleksandar Vuçiq” dhe të gjithë duan të vijnë të mbështesin presidentin në tubimin e 26 majit“, ka pretenduar Petkoviq duke u përpjekur ta kryejë obligimin e tij që të jetë sa më servil ndaj liderit të tij suprem.

Sipas tij, askush nuk po i bën presion serbëve nga Kosova, gjersa shton se ata “vetë shprehën dëshirën për të mbështetur presidentin Aleksandar Vuçiq” duke shkuar në tubim sepse, sipas fjalëve të tij, “kështu ata luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë”.
Në anën tjetër, analisti politik Skënder Mulliqi, shprehet se struktura e bisedimeve nga ana e Serbisë është me logjikë ultra nacionaliste serbo- madhe.

Sipas tij, Serbia ëndrron bashkimin e serbëve të Serbisë, Bosnjës dhe të Kosovës.

“Struktura e bisedimeve Kosovë-Serbi nga ana e kësaj të fundit në obrendi është e logjikës ultranacionaliste serbomadhe.

Kjo u pa edhe rastin e dy marrëveshjeve të fundit të Brukselit dhe të Ohrit, ku Vuqiq deklaroi se Kosova nuk do të bëhet pjesë e strukturave të BE-së dhe as e OKB-së.

Presidenti serb më këtë gjë nuk e pranon planin franko gjerman për normalizim të marrëdhënieve. Tjetër. Ky shtet me logjikë ultranacionaliste millosheviqiane dhe shesheliane po ëndrron bashkimin e serbëve të Serbisë, Bosnjës dhe të Kosovës. Nacionalizmi serbo-madh ka qenë dhe është i konstruktuar nga elitat politike, nga Akademia, Kisha Ortodokse dhe nga memorandumet e ndryshme serbe. Nga kjo logjikë edhe po figuron Kosova si pjesë përbërëse e kushtetutës serbe. Nacionalizmi serbo madh në rajon është diskursi politik më banal i kohës moderne. Pasojat e këtij nacionalizmi kanë qenë shumë të mëdha në të kaluarën dhe më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë, por edhe tash. Kjo është ide iracionale dhe anakronizem i shoqërive bashkëhore”, shprehet Mulliqi.

Sipas tij, protesta e paralajmëruar nga Vuçiqi do të sjellë kërcënime të reja për luftë ndaj Kosovës.

“Me këtë ,logjikë megallomane po vepron edhe Vladimir Putin, i cili agresionin në Ukrainë po e arsyeton më vokabularin tipik të nacionalizmit rusomadh. Ai po sikur Serbia Kosovën, po e quan Ukrainën shtet i rrejshëm, gjoja si domosdoshmëri që të gjithë rusët të bashkohen në një shtet. Me këtë logjikë po vepron edhe Putini i vogël serb në rajonin e Ballkanit. Me këso deklarata po dallohet edhe Millorad Dodik i Republika Srpska në Bosnjë. Këto deklarime dhe veprime të tyre janë kërcënime më luftë ndaj popujve jo serb e veçmas ndaj shqiptarëve në Ballkan. Kjo është porosi konform ultranacionalizmit serbomadh, të memoradumit të SANU të vitit 1986, që u përpoq ta realizon më luftë, Sllobodan Millosheviq nga viti 1991. Janë këto përpjekje të realizmit të idesë të botës serbe, nga e cila ide nuk ka hequr dorë as presidenti Vuqiq, më asociacionin e komunave më shumicë serbe në Kosovë. Në rast të ndonjë eskalimi të ndonjë situate në veri të vendit nga Serbia me ndihmën e strukturave kriminale të tyre duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës. Zaten protesta masovike e paralajmëruar nga Vuqiqi pas tre ditësh në Beograd, sigurisht do të sjellë kërcënime të reja për luftë ndaj Kosovës”, shton Mulliqi.

Tags: Aleksander VuçiqKercenimlajmeOpinionParalajmërimserbet ne kosove
ShareTweetShare
Previous Post

Zgjedhjet e brendshme në LDK: Abdixhiku uron të ketë garë demokratike edhe për kryetar të partisë

Next Post

Shpallen zgjedhjet e reja në LDK, Abdixhiku thotë se s’ka mospajtime në parti

Next Post
Shpallen zgjedhjet e reja në LDK, Abdixhiku thotë se s’ka mospajtime në parti

Shpallen zgjedhjet e reja në LDK, Abdixhiku thotë se s’ka mospajtime në parti

Lajmet e fundit

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.