Emocionet që i përjetuan rreth e rreth botës do t’i përjetojnë edhe në Republikën e Kosovës.
Me 15 dhjetor, Prishtina për herë të parë do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian të Hapur në sportin e Xhudos.
Të marten u nënshkrua edhe memorandumi për këtë ngjarje mes MRKS-së, Federatës Evropiane të Xhudos dhe Federatës së Xhudos të Kosovës.
E kryetari i Federatës Evropiane të Xhudos, Laszlo Toth, nuk ka dyshime në organizimin e këtij eventi në Kosovë.
“Për fillim dua ta përgëzoj punën e Federatës së Xhudos së Kosovës . Ju duhet të jeni krenar me sportistët që po e përfaqësojnë Kosovën në Xhudo. Ne sot nënshkruam këtë marrëveshje dhe jam shumë i gëzuar që kjo ngjarje do të mbahet në shtetin e Kosovës. Kjo ngajrje dua të mos jetë e suksesshme vetëm për Xhudon por edhe për Kosovën. Shihemi në dhjetor”, tha Toth për Klankosova, raporton Gazeta Papirus.
Kampionati Evropian i Hapur i Xhudos do të jetë fitimprurës për Kosovën. Ndërsa kjo marrëveshje është njëra prej ngjarjeve sportive më të mëdha që do të organizohet në Kosovë.