Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të caktoj datën për zgjedhjen e kryetari të saj të ri, raporton Gazeta Papirus.
Burime të Gazetës Papirus brenda LDK-së, kanë thënë se brenda kësaj jave do të ketë një mbledhje të Kryesisë, ku do të diskutohet një pikë e vetme: caktimi i datës për zgjedhjen e kryetari të ri të kësaj parite.
Sipas burimeve aktualisht synimin për të drejtuar këtë subjekt politik e ka lideri aktual i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku, ndërsa deri më tani nuk dihet se kush do të jen apo a do të ketë kandidat tjerë për kryetar të partisë në fjalë.
Zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së, vije pas zgjedhjeve që kjo parti ka pasur nepër degë dhe nëndegë, përfshirë forumin rinor, atë të gruas dhe anëtarë tjerë nepër nëndegët e saj të cilët janë zgjedhur pas këtyre zgjedhjeve.
Gazeta Papirus do të ju mbajë të informuar për këtë…