Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar të shtunën se në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur.
Sipas njoftimit, viktima është 31-vjeçari me inicialet M.K.
I njëjti thuhet se është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe se nuk ka qenë më parë i sëmurë.
“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në komunikatën për media.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes.