Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë të hënën se betimi i kryetarit shqiptar të Mitrovicës së Veriut do të bëhet të premten.
Po ashtu, ka thënë se ceremoni të botimit do të ketë për katër kryetarët e rinj të komunave veriore.
Krasniqi iu tha gazetarëve se mandatet e kryetarëve dhe të asamblistëve nuk digjen.
“Nuk digjet mandati i kryetarëve dhe asamblistëve të komunave, janë të parapara afatet ligjore që janë tri herë nga 15 dhe mandej prej momentit kur konstituohet Kuvendi fillon rrjedha e afatit prej 30, për dhënien e betimit të kryetarëve të komunave. Me ta jemi dakorduar individualisht që me secilën komunë do ta organizojmë seancën e betimit të kryetarit dhe aty ku ka nevojë edhe të konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.
“Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në MAPL që të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit dhe gjithçka do të jetë në proces të organizimit në mes Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut…në sallën e Kuvendit Komunal aty ku e kanë vendin asamblistët dhe kryetari i komunës”, ka deklaruar ai.
Në prill të këtij viti janë zgjedhur katër kryetarë, ndonëse pjesëmarrja në ato zgjedhje lokale ka qenë solide.
Lista Serbe, parti që haptas është e afërt e Beogradit i ka bojkotuar ato zgjedhje.