Të premtën një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Gllarevë të Klinës. Në këtë aksion të policisë janë bastisur disa lokacione e janë arrestuar disa persona.
Në vargun e bastisjeve, është bastisur edhe shtëpia e vëllaut të zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantina.
Ish-deputetja e VV-së që kishte kaluar në PSD, e së voni në LDK, Shqipe Pantina, ka reaguar sot pas lajmeve dje për bastisjen e shtëpisë së vëllait të saj.
Ajo e konfirmon se kjo ka ndodhur, por thotë se në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë, duke iu referuar gjykatës.
Pantina gjithashtu mohon se vëllai i saj ra nga një lartësi duke tentuar të ikë nga policia, por thotë se ngjarja ndodhi aksidentalisht derisa ai ishte në gjumë.
“Dje emri im dhe i familjes sime eshte lakuar ne disa medie: Eshte e vertete se shtepia e vellaut tim eshte bastisur dje, por eshte e vertete se aty NUK eshte gjetur ASGJE, kete e ka vertetuar sot edhe Gjykata. Vellau im nuk akuzohet per asgje. Eshte e vertete se ai ka pesuar lendime serioze dje, por eshre e vertete se ai NUK ka tentuar te i ike arrestimit. Gjysme i pergjumur ( ne jerem) ai ka ngaterruar daljen nga dhoma”.
Pantina tha se tanimë vëllain e ka jashtë rrezik për jetë, derisa pati edhe disa kritika për mediat.
“Vellau eshte jashtë rrezikut per jete por me lendime serioze te boshtit kurrizor. Dua te i falenderoj mjeket e Emergjences dhe te Klinikes se ortopedise spinale per kujdesin e treguar. Falenderoj edhe te gjithe miqte e mi per thirrjet dhe mesazhet e derguara dje. Mediat e kane per detyre te informojne publikun drejt dhe ne menyre profesionale, por nganjehere ne ngutje per te bere “lajme ekskluzive” shkelin cdo etike e parim gazetaresk sic ndodhi nga disa mediume edhe dje. Sidoqoftë, une do vazhdoj te angazhohem per lirine e medias edhe atehere kur sulmohem padrejtesisht. Cfarë nuk te vret te ben me te forte!”, ka shkruar ajo.