Një djalosh nga Siena gjeti një qese plot me para dhe thirri policinë për t’ia kthyer pronarit.
Ky ishte gjesti fisnik i një 17-vjeçari nga Siena, që u raportua nga mediat italiane.
Alberto, ky është emri i të riut, i cili gjeti në rrugë portofolin plot me para.
Nga një vështrim i shpejtë i portofolit ai kuptoi se brenda tij, përveç dokumenteve të ndryshme, kishte një shumë të konsiderueshme parash dhe çeqesh
Pa u menduar gjatë, ai thirri policinë dhe dorëzoi portofolin. Policia verifikoi që, kishte 900 euro brenda, dy çeqe, 2200 dhe një mijë euro, si dhe të dokumente të ndryshme.
Agjentët e Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Ndihmës Publike gjurmuan menjëherë pronarin, menaxherin e një aktiviteti tregtar; paratë dhe dokumentet i referohen biznesit dhe kënaqësia e gjetjes së tyre mund të imagjinohet lehtësisht.
Adoleshenti mori falënderimet e pronarit i cili, përmes agjentëve, gjithashtu për t’i shprehur mirënjohje djalit dhe familjes së tij, kreu edhe një gjest konkret për sjelljen e tij të lavdërueshme.