Dy reperët e famshëm kosovar, Mc Kresha e Lyrical Son së fundmi kanë vizituar ambasadën italiane.
Ata theksuan se janë duke bashkëpunuar edhe për një koncert, detajet e të cilit akoma nuk janë bërë të ditur, përcjellë Gazeta Papirus
“Kishim kënaqësinë të prisnim MC Kreshën dhe Lyrical Son në Ambasadën tonë. E shijuan njohurinë e tyre për #Italinë (qytetet, muzikë, kalcio) dhe diskutuan idetë për të sjellë më shumë artistë italianë në #Kosovë dhe anasjelltas. Bashkëpunim emocionues, koncert përpara”, thuhet në publikimin e Ambasadës italiane. /Gazeta Papirus/