GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Ekskluzive

Kurti priti në takim nobelistin Dan Shechtman, flasin rreth rëndësisë së zhvillimit të sistemit të edukimit

07/05/2023
në Ekskluzive, Kosovë, Kulturë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti priti në takim nobelistin Dan Shechtman, flasin rreth rëndësisë së zhvillimit të sistemit të edukimit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim fituesin e çmimit nobel për Kimi, Dan Shechtman, që shoqërohej nga Konsulli i Nderit i Kosovës në Austri, David Ungar-Klein.

Kurti e njoftoi z. Shechtman për progresin demokratik, arritjet dhe prioritetet e qeverisë, për pilot programet në kuadër të sistemit dual të edukimit që kanë filluar të zbatohen në këtë vit akademik, për investimin në fushat STEM dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në këtë fushë përmes bursave të studimit.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti po ashtu e njoftoi për konferencën e sotme për prezantimin e Fondit Sovran dhe për vizionin që ky fond ka për ndërmarrjet publike, të cilat pas shumë vitesh keqmenaxhim kanë filluar të ringjallen dhe të jenë profitabile.

Në këtë takim theks i veçantë iu kushtua rëndësisë që edukimi ka për zhvillimin e vendit, veçanërisht shkenca në edukim të hershëm, teknologjia dhe ndërmarrësia në këto fusha.

Schectman ndau me Kurtin nga përvoja e tij profesionale dhe akademike si dhe nga modelet e aplikuara në Izrael për mbështetje institucionale për ndërmarrës në fushën e teknologjisë dhe start-ups.

Dan Schechtman aktualisht po viziton Kosovën.

Ai ka mbajtur disa ligjërata në vend, njërën nga to edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me titull “Pse në universitetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, dhe pse fëmijët në kopsht duhet të mësojnë për shkencën”.

Në vitin 2011, profesori Schechtman kishte fituar çmimin nobel për kimi dhe për zbulimin e kuazikristaleve.

Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, profesori i Universitetit të Prishtinës, Sefer Avdiaj dhe këshilltarja e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arrita Gola.

Tags: Albin KurtiDan Schechtmanedukimkonferencemedianobelistpolitiktakim
ShareTweetShare
Previous Post

Masakër në Teksas, vriten 8 persona

Next Post

Turqi, fushatë e ashpër për zgjedhjet presidenciale

Next Post
Turqi, fushatë e ashpër për zgjedhjet presidenciale

Turqi, fushatë e ashpër për zgjedhjet presidenciale

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.