Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se Aishe Haklaj është sjellë në SPAK nga Edi Rama dhe Fatos Klosi për të bërë fjalë para zgjedhjeve.
Berisha tha se nuk ka asnjë njohje me Haklajt, të cilët i kanë të drejtë të bandës me uniformë. Sipas tij, Haklajt i manipulon Fatos Klosi, njeriu që iu vuri minat dhe i vrau.
“Ata nuk kanë asnjë lidhje me mua. Kanë qenë shumë të lidhur me të majtën. I manipulonte Fatos Klosi edhe pse iu vuri minat. Me mina u vranë një pjesë, nuk ua vunë ndodhët. Ua vunë pasi u vranë punonjësit e OSBE dhe ua vuri shteti.
E ka sjellë në SPAK Klosi me Ramën që të zhurmojë. SKAP është parti, e mbajtën në PS. Haklajt u vranë shumë, por edhe ata kanë më shumë, ishin bandë shtete me uniforma. Si do kemi frikë nga ata? Ajo është në misionin e SKAP”, tha Berisha.