Mëngjesin e sotëm kryeqyteti serb u trondit nga të shtënat në një shkollë fillore, ku një nxënës 14-vjeçar ka hyrë në një klasë në orën e historisë dhe ka qëlluar pa ndalë, duke lënë të vdekur tetë nxënës dhe rojën e shkollës.
Shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spital.
Nova.rs ka publikuar fotografinë e të miturit, Kosta K., 14-vjeçar.
Raportohet se ai ishte nxënës joproblematik dhe kishte marrë pjesë në gara shkollore.