Aida Ferati Doli, asambliste e VV-së në Mitrovicën e Veriut, është zyrtarja që ka propozuar hapjen e urës mbi Ibër.
Ky propozim, është votuar me “Për” nga 11 asamblistë tjerë, teksa një ishte kundër dhe një abstenim,
Ferati Doli tha se është koha të lejohet qarkullimi i lirë mbi Ibër, teksa hasi në kundërshtime nga i vetmi asamblist serb aty.
Dusan Milunovic, tha se vendimi është i pamenduar dhe mund të shkaktojë incidente, pasi sipas tij, po synohet “bashkimi i Mitrovicës” .