I ashpër ka qenë në fjalimin e tij kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për rastin e Nagip Krasniqit.
Ai ka kritikuar direkt ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, duke i thënë se e kanë shtrenjtuar çmimin e rrymës.
“Marre duhet me iu ardhë që këtu gënjeni. Prej 7 cent e keni bo 21 cent. Familjeve që kanë paguar më shtrenjtë shko tregoju. Keni bërë pagesa mbi 100 milionë euro serbëve në veri. Kjo është piramidë korruptive, por në krye të kësaj piramide është ambasadori Martin Berishaj. Bashkë me Albin Kurtin i keni shefat e kësaj”, tha Krasniqi.
“Nëse po prodhoni më shumë, pse po i merrni prej xhepave të qytetarëve ato pare. Ne shesim lirë, por sa herë blejmë blejmë mbi çmimet e tregut”, tha ai.
“Edhe ti ministre mos dil mi mbrojtë se ki mu korit ma vonë”, përfundoi Krasniqi.