Përparim Gruda nga Partia Demokratik e Kosovës (PDK), ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konfirmuar korrupsionin në nivele të larta të qeverisjes.
Gruda në T7 tha se arrestimi i kryeshefit të KEK-ut e konfirmoi këtë dhe shtoi se PDK ka kohë që bën thirrje për hetim të sektorit të energjisë.
Ai tha se po konfirmohet ajo që kemi thënë vazhdimisht që këtu bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal.
“Për mua dhe PDK-në kjo ka qenë e pritur. Ka një kohe që korrupsioni në qeveri është një fakt. Dhe veçanërisht ne sektorin e qeverisë ka qenë i dukshëm. Njerëzit nuk kanë mundur t’i shpjegojnë racionalisht. Për këtë ka thënë edhe Departamenti i Shtetit. Ka thënë se korrupsioni ndodhet në nivele të larta qeveritare. Po konfirmohet ajo që kemi thënë vazhdimisht që këtu bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal”, tha Gruda.