Që nga 23 dhjetori, kur Partia Demokratike e Kosovës, shpalli kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhajn, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk është ndalur duke organizuar tubime në këtë komunë, pavarësisht masave anticovid.
Gjithçka nisi me strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Në tubimin e parë në në këtë komunë, u panë pak persona me maska e aspak distancë mes veti.
Sarandë Selimi
Që nga 23 dhjetori, kur Partia Demokratike e Kosovës, shpalli kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhajn, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk është ndalur duke organizuar tubime në këtë komunë, pavarësisht masave anticovid.
Gjithçka nisi me strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Në tubimin e parë në në këtë komunë, u panë pak persona me maska e aspak distancë mes veti, shkruan Gazeta Insajderi.null
Tubimeve u parapriu një shkrim i gjatë që Lushtaku publikoi në Facebook, përmes së cilit bënte thirrje për mobilizim. Thirrjeve të Lushtakut iu përgjigjën simpatizantët e PDK-së në të gjitha fshatrat e Skenderajt.
Prekazi i Epërm, Polaci, Aqareva, Qirezi, Tersteniku, Llausha, Vojniku, Kllodernica, Runiku, Prekazi, Rakinica, Vitaku, Kopiliçi i poshtëm, Kopiliçi i epërm, Rezalla, Krasaliqi, Baksi e Buroja, ishin fshatrat e Skenderajt dhe lagjet tjera të qytetit ku Sami Lushtaku, ka mbledhur dhjetëra persona duke shkelur masat antiCovid.
Qeveria e Kosovës prej shpalljes së pandemisë vitin e kaluar, ka ndaluar tubimet në vendet publike, ka obliguar bartjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. Pavarësisht këtyre masave, në të gjitha tubimet që ka mbajtur Lushtaku në Skenderaj, janë shkelur ato.
Kjo ishte ekskluzivisht për takimin me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj, me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj.
Sarandë Selimi
Që nga 23 dhjetori, kur Partia Demokratike e Kosovës, shpalli kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhajn, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk është ndalur duke organizuar tubime në këtë komunë, pavarësisht masave anticovid.
Gjithçka nisi me strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Në tubimin e parë në në këtë komunë, u panë pak persona me maska e aspak distancë mes veti, shkruan Gazeta Insajderi.null
Tubimeve u parapriu një shkrim i gjatë që Lushtaku publikoi në Facebook, përmes së cilit bënte thirrje për mobilizim. Thirrjeve të Lushtakut iu përgjigjën simpatizantët e PDK-së në të gjitha fshatrat e Skenderajt.
Prekazi i Epërm, Polaci, Aqareva, Qirezi, Tersteniku, Llausha, Vojniku, Kllodernica, Runiku, Prekazi, Rakinica, Vitaku, Kopiliçi i poshtëm, Kopiliçi i epërm, Rezalla, Krasaliqi, Baksi e Buroja, ishin fshatrat e Skenderajt dhe lagjet tjera të qytetit ku Sami Lushtaku, ka mbledhur dhjetëra persona duke shkelur masat antiCovid.
Qeveria e Kosovës prej shpalljes së pandemisë vitin e kaluar, ka ndaluar tubimet në vendet publike, ka obliguar bartjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. Pavarësisht këtyre masave, në të gjitha tubimet që ka mbajtur Lushtaku në Skenderaj, janë shkelur ato.
Kjo ishte ekskluzivisht për takimin me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj, me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj.null
Por, me Sami Lushtakun dhe tubimet e PDK-së, nuk po merret Inspektorati i Komunës së Skenderajt. Deri tash nuk ka shqiptuar asnjë gjobë.
Dorëzim total i qeverisjes lokale përballë kryetarit të degës së PDK-së atje.
Deri tash asnjë fjalë nuk e ka thënë as kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari të cilin tash e disa ditë është duke e kontaktuar Gazeta Insajderi.
Përgjigje tash e tre ditë nuk ka kthyer as drejtori i Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, Arton Veliu.
As institucionet tjera nuk kanë marr masa ndaj tyre, ndonëse numrat e rasteve aktive të të prekurve me covid janë 5 mijë e 879 persona.
Policia e Kosovës, të marten i ka thënë Insajderi, se kanë nis hetimet për gjuajtje me armë në Vojnik, por që, sa i përket mosrespektimit të masave ende nuk kanë ndërmarr asgjë.
Skenderaj nuk është komuna e vetme ku po mbahen tubimet elektorale të partive politike, por deri tash vetëm Inspektorati i Komunës së Prishtinës, ka shqiptuar gjoba ndaj partive që ka thyer masat antiCovid.